AKTUALE

“Fronti Europian”, nis rrugëtimin nga Likova, hapet shtabi lokal

“Fronti Europian”, ka filluar hapjen e shtabeve lokale nëpër vendbanimet në të cilat do të garojë për zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit.
Ndër shtabet e para të hapura nga “Fronti Europian”, është hapur në Komunën e Likovës, që i takon zonës zgjedhore numër 2.

Në hapjen e shtabit, bartësi i kësaj zone, fjalë rasti ka mbajtur, deputeti njëherit edhe kandidat i “Frontit Europian”, Elmi Aziri, Skender – Zejdi Rexhepi, dhe bartësi i listës, Sadulla Duraku.

Veҫ tyre, fjalim ka mbajtur edhe kandidati i “Frontit Eruopian”, Bujar Osmani, i cili në tubim shkoi s’bashku me ekipin e ministrave të BDI-së dhe mbështetësve me autobusin e përgatitur ekskluzivisht për këtë fushatë.

Kujtojmë, në zonën zgjedhore numër dy, bartës është Sadulla Duraku pas tij është Skender Zejdi Rexhepi, Dijana Toska dhe Elmi Aziri. Shtab lokal “Fronti Europian”, ka hapur edhe në Butel pikërisht sonte në ora 21:30.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti falënderon Amerikën dhe Evropën: Marrëveshja është fitore

admin

Në Gjermani, Zvicër dhe disa shtete tjera udhëtohet edhe me pasaportë të vjetër!

Gjyla Halili

Lladrovci: 11 Marsi 1981, shënon fillimin e erupsionit shqiptar për çlirim

admin