AKTUALE

Osmani: Të rinjtë mund t’i pengojmë të ikin, vetëm nëse e rrisim standardin jetësor në nivelin e shteteve europiane

Kandidati për president nga Fronti Europian, Bujar Osmani në duelin presidencial në TV21 thotë se pajtohet me kundërkandidatin e tij kur thotë se migrimi është problem global.

Shtoi se kushdo që thotë se ka shkopin magjik për të ndaluar këtë fenomen, nuk tregohet i drejtë ndaj njerëzve. Si zgjidhje e sheh integrimin e vendit në Bashkimin Europian, pasi sipas Osmanit, kjo do të ndikonte edhe në rritjen e standardit jetësor në nivelin e shteteve europiane.

“Një gjë ju them të rinjve kur i takoj. Kushdo që thotë se unë kam shkopin magjik dhe nesër me politika të Qeverisë ose presidentit, do ta ndalojë migrimin ose do t’i kthej njerëzit, nuk është i drejtë ndaj njerëzve. E vetmja mënyrë, empiria tregon… E vetmja mënyrë për të ndaluar emigrimin, është për të rritur standardin jetësor që të nivelizohesh me atë të Bashkimit Europian se njerëzit ikin për standard më të mirë. Nëse standardi do të jetë i nivelizuar, secili do të zgjedhe shtëpinë dhe vendlindjen e vet. E vetmja mënyrë, është të bëhemi anëtar të Bashkimit Europian”, tha Osmani.

Banner

Related posts

Mexhiti në Uashington: Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të kontribuojë për paqen dhe sigurinë globale

Gjyla Halili

Osmani: Nuk ka qeveri pa shumicën e dyfishtë! 61, plus shumica e Badenterit

Gjyla Halili

REISUL ULEMA PRITI NË VIZITË ANËTARIN E KËSHILLIT TË XHAMISË SË BASHKËSISË ISLAME SHQIPTARE/ALG BASHKIMI NË NÜRNBERG, Z. SHUKRI ZEQIRI

Gjyla Halili