Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Faton Ahmeti, ka shprehur dhimbjen e tij për ndarjen nga jeta të luftëtarit të lirisë Enver Rufati, i njohur si Komandant Xhaxhi.
Në mesazhin e tij të ngushëllimit, Ahmeti ka vlerësuar jetën dhe përkushtimin e të ndjerit ndaj atdheut, duke kujtuar edhe lidhjen e tij me familjen e dëshmorit Fadil Rufati, një familje që i dha shumë lirisë dhe çështjes kombëtare.
Ai ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Rufati, të afërmit dhe bashkëluftëtarët, duke theksuar se kujtimi për jetën dhe veprën e Komandant Xhaxhit do të mbetet i gjallë me respekt dhe krenari.
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Rufatit – Komandant Xhaxhit!
I lehtë i qoftë dheu!
Ja postimi plotë:
Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të luftëtarit të lirisë, Enver Rufati – Komandant Xhaxhit.
Një jetë në shërbim të atdheut dhe një emër që do të kujtohet me respekt e krenari. Si vëllai i dëshmorit Fadil Rufati, ai ishte pjesë e një familjeje të përkushtuar ndaj lirisë dhe sakrificës kombëtare, duke mbartur me dinjitet kujtimin dhe amanetin e vëllait të tij.
Ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve dhe bashkëluftëtarëve.
Lavdi jetës dhe veprës së Komandant Xhaxhit!
I lehtë i qoftë dheu!
