Të jesh nga Kosova dhe ta kritikosh Edi Ramën është e lehtë dhe pa pasoja, por duhet të kesh të drejtë, sikur nuk duhet të teprohet, sepse ai është Kryeministër i Shtetit Shqiptar!
Kritika ndaj kujtdo, e veçanërisht ndaj Kryeministrit të Shqipërisë, duhet të mbështetet në argumente, në përgjegjësi konkrete dhe në pasoja afatgjata!
Shqipëria dhe Serbia nuk mund të vendosen në të njëjtën peshore kur flitet për Kosovën, kur flitet për luftën çlirimtare të Kosovës dhe për vuajtjet e popullit shqiptar të shkaktuara nga Serbia pushtuese!
Pakënaqësia e kosovarëve ndaj Kryeministrit Edi Rama, sado e madhe të jetë, nuk e ndryshon historinë e Serbisë ndaj Kosovës!
Kryeministrit Rama mund t’i kërkohet llogari për ndonjë qëndrim ndaj Serbisë dhe për çdo veprim që gjykohet se dëmton interesat e Kosovës, por kjo kërkon argumente të qarta!
Në mënyrë të prerë, kërkohet dhe duhet të thuhet cili qëndrim i Kryeministrit Rama është i gabuar, cili vendim ka qenë i dëmshëm për Kosovën dhe Shqipërinë, çfarë pasojash ka sjellë, por edhe nëse ka qenë kundër platformës euroatlantike!
Është e papranueshme që kundërshtimi ndaj Kryeministrit Rama të bëhet në kor e në akord të plotë me ata udbashë shqiptarë të Kosovës që, në të kaluarën jo të largët, ishin kolona e pestë e Serbisë pushtuese në Kosovë!
Kundërshtimi i një kryeministri, siç është rasti me Kryeministrin Rama, nuk ua fshin të kaluarën atyre që i kanë shërbyer dikur pushtuesit dhe nuk ua shndërron veprimtarinë e tyre të dikurshme antikombëtare në dëshmi atdhetare!
Një qëndrim i sotëm kundër Ramës nuk mund të përdoret si dëshmi pafajësie për shërbimet e djeshme që janë bërë ndaj administratës së Serbisë pushtuese dhe tradhtare në Kosovë!
Përgjegjësitë dhe dëmet e mëdha të Vuçiçit ndaj shqiptarëve nuk mund të maten duke e përdorur Ramën si pikë krahasimi!
Humbja e pushtetit nga ana e Vuçiçit nuk e ndryshon pozitën e asnjë politikani, por as nuk e fshin të kaluarën dhe nuk i zhduk pasojat e politikës që ka ndjekur kundër shqiptarëve!
Barazimi i Shqipërisë me Serbinë dhe i Ramës me Vuçiçin është gjykim i gabuar!
Vuçiq ishte putinist, Rama jo!
Vuçiq ka rënë nga pushteti se ishte antieuroatlantik e prorus, Rama është në pushtet dhe proeuroatlantik dhe bashkë me Shqipërinë ia ka vënë sanksionet Rusisë!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 26 Tetor 2026!
