AKTUALE

Përplasja për rrugët e Tetovës, Disha: Bilalli u tërhoq nga premtimet për shkak të VMRO-DPMNE-së Lajmi ne koment

Debati për emrat e rrugëve në Tetovë po vazhdon të ashpërsohet, ndërsa anëtari i BDI-së, Liridon Disha, ka akuzuar kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, dhe bashkëpunëtorët e tij për manipulim të opinionit lidhur me këtë çështje informon Tetovasot.

Në një reagim publik, Disha thotë se iniciativa për ndryshimin e emrave të rrugëve ishte ngritur para se Lëvizja BESA të bëhej pjesë e qeverisë, por sipas tij, pas fitores në zgjedhjet lokale, Kasami e la mënjanë këtë proces për të mos rrezikuar mbështetjen politike nga VMRO-DPMNE në Këshillin Komunal.

Sipas Dishës, BDI është e gatshme të sigurojë votat e nevojshme në Këshillin Komunal nëse ekziston vullnet real për ndryshimin e emrave të rrugëve, por ai pretendon se kryetari i komunës ka hequr dorë nga kjo ide.

“Ne si BDI kemi marrë pjesë aktive në komisionin për emërtimin e rrugëve dhe me përgjegjësi të plotë them se aty nuk është diskutuar asnjëherë për ndryshim emrash, por vetëm për emërtimin e rrugëve që ende mbajnë numra”, deklaron Disha.

Ai thekson se komisioni është marrë vetëm me rrugët e paemërtuara, të identifikuara me numra, dhe jo me ndryshimin e emrave ekzistues të rrugëve në qytet.

Në fund të reagimit të tij, Disha akuzon përfaqësuesit e pushtetit lokal se po tentojnë të mashtrojnë qytetarët dhe kërkon që publikut t’i thuhet e vërteta lidhur me procesin e emërtimit të rrugëve në Tetovë.

Çështja e emrave të rrugëve është rikthyer në qendër të debatit politik pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, i cili ka nxitur reagime të shumta nga partitë dhe faktorët politikë shqiptarë në vend.

Ja postimi plotë:

Të nderuar motra e vëllezër,

Me që kohëve të fundit, maqineria propagandistike e zëvendësit të gjysmëkryetarit ka marrë guximin pa pikë turpi t’i gënjejë qytetarët, po ua shpalosi një të vërtetë mbi atë se çfarë po ndodh me emrat e rrugëve dhe komisionin që ai e përmend.

Është e vërtetë se është inicuar një nismë për ndryshimin e emrave të rrugëve në Tetovë, para se ДВИЖЕЊА МОЖЕМЕ të bëhet pjesë e Qeverisë dhe kjo përshkak të kampanjave parazgjedhore të cilat koha e ka dëshmuar se kanë qenë të stërmbushura me gënjeshtra.

Pasi Bilall Kasami i fitoi zgjedhjet Komunale, shumicën në këshill ia siguronte VMRO-DMPNE. Për këtë arsye ai pas zgjedhjeve e shukati këtë punë që mos e nervozonte again që ia siguronte 3 këshilltarë për të krijuar shumicën minimale prej 16 këshilltarësh në Këshill Komunal.

Kjo çështje edhe mund të zgjidhet sepse BDI është e gatshme të ia sigurojë votat në këshill, po qe se Bilalli është i gatshëm me gjithë mend t’i bëjë ndryshimet e emrave të rrugëve, por jo. Ai reteroi nga kjo ide sapo u ul në karrigen e të parit të Komunës, duke e devijuar këtë ide nga ndryshim emrash, në emërim të rrugëve që janë me numra. Kjo nënkupton që rrugët të cilat kanë emra mos të preken aspak, por rrugët që janë me numra (p.sh Rr.147, Rr.105 etj etj etj) te marrin emra që do ti caktojë ky komision.

Ne si BDI kemi marrë pjesë aktive në komisionin e emërtimit të rrugëve dhe po ua them me përgjegjësi të plotë se aty nuk është biseduar asnjëhere për NDRYSHIM EMRASH, por për EMRIM TË RRUGËVE QË MBAJNË NUMRA.

Kështu që, kur të dalë të flasë ai zëvendësi i gjysmëkryetarit që s’e ka haberin se ç’flet, është mirë ta thotë të vërtetën e mos të tentojë ti gënjejë qytetarët sepse herët a vonë, qytetarët do ta kuptojnë se si e katandisur qytetin këta analfabetë funksionalë që Tetovën kanë nisur ta përjetojnë që në kohën kur janë bërë pjesë e institucioneve me ndihmën e agait!

Banner

Related posts

Bdi në Kumanovë takim koordinues me Këshillin Vendor të fshatit Llopat.

Gjyla Halili

Parashikimi i motit për sot

Gjyla Halili

Publikohet plani, ditëve në vijim nis ndërtimi i stadiumit të Haraçinës

Gjyla Halili