Gjithsej 352 shtetas bullgarë votuan në shtatë qendrat e votimit të hapura në territorin e Maqedonisë në zgjedhjet e djeshme për president dhe nënpresident të Bullgarisë, ndërsa numrin më të madh të votave e ka fituar dyshja kandidate Iliana Jotova dhe Kiril Vallçev njoftoi Komisioni Qendror Zgjedhor bullgar.
Qendrat e votimit u hapën në Shkup, Manastir, Ohër, Strumicë, Kavadar, Koçan dhe Prilep.
Dyshja presidenciale Iliana Jotova dhe Kiril Vallçev fituan 40,7 për qind të votave, Andrej Gjurov dhe Georgi Kandev janë në vendin e dytë me 25,6 përqind të votave, ndërsa Kostadin Kostadinov dhe Petar Volgin fituan 14,5 për qind.
Presidenti dhe nënpresidenti i ardhshëm i Bullgarisë do të dihen pas raundit të dytë më 1 nëntor, ndërsa qytetarët bullgarë do të zgjedhin midis dysheve presidenciale Jotova – Vallçev dhe Gjurov – Kandev.
Sipas 95,29 përqind të të dhënave të përpunuara në nivel kombëtar, dyshja Jotova-Vallçev ka fituar 34,60 për qind të votave, ndërsa dyshja Gjurov-Kandev ka fituar 32,04 për qind.
