AKTUALE

Blerim Bexheti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Blerim Bexheti, ka uruar shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin e arritur në zgjedhjet në Serbi, duke theksuar rëndësinë e bashkimit politik dhe përfaqësimit të interesave kombëtare.

“Zgjedhjet në Serbi dhanë një mesazh për gjithë rajonin, se asnjë pushtet nuk është i përjetshëm dhe asnjë udhëheqës nuk është mbi vullnetin e qytetarëve”, theksohet në mesazhin e Bexhetit.

Ai vlerësoi bashkimin përtej dallimeve partiake, duke nënvizuar se interesi i përbashkët është faktor kyç për forcimin e përfaqësimit politik të shqiptarëve.

Bexheti shprehu pritjen që rezultati i arritur të shndërrohet në një zë më të fuqishëm për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave, barazisë dhe dinjitetit të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Banner

Related posts

Këshilli i Arsimtarëve pranë SHMK “Drita” – Kërçovë organizon: Akademi përkujtimore

Gjyla Halili

Arbër Ademi reagon ndaj propozim-ligjit për përfaqësim: “Nuk është ligj për përfaqësim, por për diskriminim”

Gjyla Halili

Taravari: Vendosëm të shkojmë në opozitë

Gjyla Halili