AKTUALE

EPOPEJA e UÇK-së, Grubi: Jasharajt janë dëshmi e pastërtisë së kauzës kombëtare për lirinë e Kosovës

Në 26 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zëvendëskryeministri Artan Grubi ka pohuar se Jasharajt janë dëshmi e pastërtisë së kauzës kombëtare për lirinë e Kosovës.

Sipas Grubit, në sakrificën e tyre është e sublimuar trimëria, qëndresa, krenaria dhe atdhedashuria e një populli të tërë që nuk hoqi dorë kurrë nga toka e tij.

“Jehona e pushkëve të tyre do të mbante të pashuar flakadanin e lirisë në zemrat e bijve dhe bijave më të mira të kombit deri në çlirimin e plotë të Kosovës që ata e deshtën më shumë se jetën. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Jasharajt,të gjithë dëshmorët dhe martirët e kombit! “, ka shkruar Grubi.

Kujtojmë, në 26 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me kujtim për familjen Jashari ka dalë edhe ish kreu i UÇK-së, kryetari aktual i BDI-së, Ali Ahmeti.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti në 5 vjetorin e vrasjes makabre të Heroit të Kosovës, Qerim Kelmendi

Gjyla Halili

Forumi Shqiptar: Qytetarët të vendosin vetë për cilin kandidat të votojnë

admin

Kurti e Rama hyjnë ndaras në Kuvendin e Kosovës

Gjyla Halili