AKTUALE

Shoqata Atdhetare “Kosova” organizon bashkëbisedim virtual me Presidenten Vjosa Osmani

Shoqata Atdhetare “Kosova” ka njoftuar organizimin e një bashkëbisedimi të veçantë virtual me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Takimi do të mbahet të dielën, më 31 maj 2026, duke filluar nga ora 16:00, në Sallën e Kishës “Zoja Pajtore” në Southfield. Sipas organizatorëve, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të bashkëbisedojnë drejtpërdrejt me Presidenten Osmani, të parashtrojnë pyetje dhe të diskutojnë mbi çështje me interes për komunitetin shqiptar.

Shoqata Atdhetare “Kosova” ka ftuar të gjithë anëtarët e komunitetit shqiptar, së bashku me familjet e tyre, të marrin pjesë në këtë ngjarje, e cila synon të forcojë lidhjet mes diasporës shqiptare dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

Organizatorët kanë theksuar se ky takim përbën një mundësi të veçantë për komunikim të drejtpërdrejtë me Presidenten e Kosovës dhe për shkëmbim mendimesh mbi tema të rëndësishme për shqiptarët në diasporë.

Ja postimi plotë:
Shoqata Atdhetare “Kosova” ju fton të merrni pjesë në bashkëbisedimin live me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, të dielën më 31 Maj 2026, ora 4:00 PM, në Sallën e Kishës “Zoja Pajtore” në Southfield.

Takimi do të zhvillohet virtualisht dhe të pranishmit do të kenë mundësinë të bashkëbisedojnë, të bëjnë pyetje dhe të ndërveprojnë drejtpërdrejt me Presidenten Osmani.

Ju mirëpresim ju dhe familjen tuaj në këtë ngjarje të veçantë për komunitetin shqiptar.

Shoqata Atdhetare “Kosova”

Banner

Related posts

Shkupi mbledh partitë simotra të partisë së socialistëve Evropian

Gjyla Halili

BDI: “Shpicen komandanti” i madh Mickoski të përgjigjet: A ua ka ndaluar kryetarëve të tij të komunave të bashkëpunojnë me shqiptarë?

admin

Për 7 orë, policia dënoi 194 persona në Gjorçe Petrov dhe Saraj

admin