BOTA

E hëna shpallet ditë zie në Shqipëri për viktimat e tërmetit në Turqi e Siri

13 shkurti në Shqipëri është shpallur ditë zie për viktimat e tërmetit në Turqi e Siri.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Qeveria Shqiptare ka vendosur që e hëna, 13 shkurt, do të jetë DITË ZIE KOMBËTARE në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian, si edhe në shenjë solidariteti me Turqinë mike, e cila na u gjend pranë kur një fatkeqësi e ngjashme goditi Shqipërinë pak kohë më parë”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Rama thotë se ulja e flamurit kombëtar në gjysmë shtizë dhe ndezja e një qiriri nga çdonjëri sipas dëshirës do të jenë në shenj solidariteti.

“Ulja e flamurit kombëtar në gjysmë shtize dhe ndezja e një qiriri nga çdonjëri sipas dëshirës e mundësisë, do të jenë shenjat kuptimplota të një të hëne të shënjuar prej dhimbjes njerëzore e solidaritetit popullor që i kapërcejnë kufijtë tanë”, ka thënë Rama.

Banner

Related posts

Paralajmëron FMN: Përfundimi i marrëveshjes mes Rusisë dhe Ukrainës mund të rrisë me 15% çmimet e grurit

admin

Britania e Madhe do të shpallë Wagner-in grup terrorist

admin

Disa mjekë në Rumani po akuzohen për ripërdorimin e implanteve të nxjerra nga pacientët e vdekur

admin

Leave a Comment