SPORT

Guardiola zbulon emrat e nëntë skuadrave që duan ta përjashtojnë Manchester Cityn

Trajneri i Manchester City, Josep Guardiola, ka treguar se cilat skuadra janë të interesuara për t’u hequr pikë “Qytetarëve”.

“Janë nëntë skuadra. Burnley, Wolverhampton, Leicester, Newcastle, Tottenham, Arsenal, Manchester United, Liverpool dhe Chelsea duan të na largojnë nga Champions League, sepse mund të marrin këtë pozicion”, tha trajneri spanjoll në një konferencë për shtyp.

Manchester City aktualisht është i dyti në Premier League, pesë pikë pas liderit Arsenal. Kujtojmë se “Qytetarët” janë nën hetim për mashtrim të mundshëm financiar, që mund të kërcënojë klubin anglez me dënim deri dhe në përjashtim nga Premier League.

Banner

Related posts

Sulmohet me gurë autobusi i skuadrës së Pogradecit pas ndeshjes me Elbasanin

admin

Ukrainasi Mudryk në rrjetet sociale: Jam luftëtar që në fund i fitoj të gjitha betejat…

admin

FASK shpalli më të mirët e vitit 2022

admin

Leave a Comment