BOTA

Mbajti peng për 12 vite gruan! Arrestohet autori në Francë, akuzohet për torturë e përdhunim ndaj saj

Banner

Një shtetas gjerman u arrestua në Francë, pasi dyshohet se ka mbajtur peng dhe ka torturuar për 12 vite bashkëshorten e tij.

Pas më shumë se një dekade, gruaja shfrytëzoi një moment kur burri nuk e kishte mendjen, i mori celularin dhe telefonoi policinë.

Efektivët mbërritën në vendngjarje dhe hynë me forcë në banesën në Forbach, pasi burri nuk hapi derën. 55-vjeçari u vu në pranga, ndërsa gruaja e tij 53-vjeçare, që u gjet gjysmë e zhveshur dhe me kokën e rruar, më në fund rifitoi lirinë.

Në vendngjarje, u gjet një stol torture dhe një bllok, ku autori shënonte sa herë ushqehej gruaja, e cila rrinte në një dhomë me dritare me rrjet. Ai akuzohet se ka dhunuar, përdhunuar dhe torturuar bashkëshorten prej vitesh me radhë. Ajo ndodhet në spitalin Mercy dhe pritet të kryhet kontrollet mjeko-ligjore.


Top Channel

Related posts

Kamala Harris fjalim të ashpër mbi udhëzimet e reja rreth skllavërisë në Florida

admin

Kryediplomati kinez viziton Rusinë për bisedime mbi sigurinë

admin

“Putin nuk ka guxuar t’i afrohet NATO-s”/ Sekretari britanik i Mbrojtjes: Rusia është shumë më e brishtë

admin

Leave a Comment