SPORT

Trajneri i skuadrës spanjolle e shpreh hapur frikën nga Muriqi

Sevilla nesër është mikpritëse e Mallorcas, ndërsa trajneri i skuadrës vendëse, Jorge Sampaoli ka bërë thirrje te lojtarët e tij të Sevillas që të kenë sa më shumë kujdes te Vedat Muriqi.

Sampaoli e ka të qartë se Vedat Muriqi mund t’i shkaktojë probleme në çdo fazë të ndeshjes.

Ai në konferencë për media deklaroi se duhet të bëhet çmos që Muriqi të mos e pranojë kurrë topin në 16 metërsh.

“Mallorca ka Muriqin që bën shumë mirë hapjen e lojës dhe shpërndan topin në të dy krahët, që i përfundojnë mjaft mirë aksionet me harkimet e tyre. Muriqin duhet ta lëmë shumë larg prej portës sonë dhe kjo do të ndodhë nëse ne do ta kemi dominimin në lojë”, përfundoi Sampaoli.

Banner

Related posts

FIFA nuk fal as 18 sekonda vonesë

admin

Projektimi/ Ja rivalët që mund të ndeshet Shqipëria nëse shkon në grupet e Europianit, kalimi më tej dhe vendi i 2 nuk është mision i pamundur

admin

200 milionë paund gati për “rifreskimin” e mesfushës

admin

Leave a Comment