AKTUALE

MPB me thirrje për maturantët: Festoni pa makina, alkool dhe lëndë narkotike

Ministria e Punëve të Brendshme u ka bërë thirrje maturantëve që të festojnë me përgjegjësi, të mos përdorin makinat, alkoolin dhe drogën. Nga MPB thonë se statistikat tregojnë se numri i aksidenteve rritet në ditët kur organizohen festimet e mbrëmjes së maturës.

“Në mbrëmjen e maturës pa makinë, pa konsumuar alkool, pa përdorur lëndë narkotike, pa prishur rendin dhe qetësinë publike”. Statistikat e trafikut tregojnë se numri i aksidenteve rrugore rritet në ditët kur organizohen festimet e mbrëmjes së maturës. Një pjesë e madhe e të përfshirëve në aksidente trafiku janë të rinj – të diplomuar në shkollën e mesme, të cilët më shpesh përfundojnë me lëndime të rënda trupore, dhe jo rrallë humbasin jetën”.

“Përgjegjësia për sjelljen devijante të disa maturantëve në trafik bie kryesisht mbi të rinjtë, por edhe mbi prindërit e tyre. Mos i lini fëmijët tuaj të shkojnë në mbrëmjen e maturës me makinë. Gabimet në trafik mund të jenë fatale. Prandaj: “Ndalohet makina në mbrëmjen e maturës!”, “Ndalohet konsumimi i alkoolit!”, “Ndalohet përdorimi i drogës!”, “Ndalohet prishja e rendit publik!””, thonë nga MPB.

Banner

Related posts

Bexheti: Është e rëndësishme që komuniteti shqiptar të mbetet vigjilent, ende ka rrezik

Gjyla Halili

Pritje në Kuvend me rastin e Ditës së pavarësisë

Gjyla Halili

MPB: Nesër regjim i veçantë i trafikut në Shkup për shkak protestave të studentëve

Gjyla Halili