AKTUALE

Dimitrievski: Kërkesa për ekstradimin e Gruevskit është detyrim institucional

Banner

Kryetari i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski thotë se procedura e ekstradimit për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski nuk ka mbaruar dhe se do të pasojë një kërkesë e re, e cila, siç tha ai, është gjithashtu një detyrim institucional.

Dimitrievski për “Telma” theksoi se procesi është në vazhdim dhe se pritet konteksti politik në Hungari, por akuzoi disa nga strukturat politike në vend se nuk kanë treguar përgjegjësi të mjaftueshme në rastin e arratisjes së Gruevskit në të kaluarën.
“Fillimisht, nuk është e vërtetë që nuk ka kërkesë për ekstradim, ka dhe po i dërgohet Hungarisë mike në procedurë. Ministri e bëri deklaratën e tij në pjesën se pritet formimi i një qeverie të re, por edhe se do të ketë një kërkesë tjetër për ekstradim. Në fund të fundit, ky është detyrimi i tij”, tha Dimitrievski.

Në fjalimin e tij, ai kritikoi edhe qeverinë e mëparshme të udhëhequr nga LSDM, duke e akuzuar atë se e lejoi Gruevskin të arratisej pa përgjegjësinë e duhur politike.

“Më të shqetësuarit në këtë procedurë janë ata në “Bihaçka”, të cilët lejuan që Gruevski të shpëtonte prej tyre ndërsa ata kishin pushtet absolut dhe asnjë përgjegjësi. Edhe Ministri i Brendshëm nuk u mbajt përgjegjës, ata gjetën përgjegjësi te ndonjë polic i vogël”, tha Dimitrievski.

Related posts

AKI vazhdon te  dorëzoj programin “Bashkë për Kërçovën” derë më derë

Gjyla Halili

Ali Ahmeti në Mbrëmjen Gala të Samitit të IV të Diasporës Shqiptare: Diaspora, shtyllë e fortë e kombit

Gjyla Halili

Reagon Valdet Xhaferi nga BDI në lidhje me vendimin e fundit të Gjykates Kushtetuese për të shpallur medresenë “Isa Beu” të paligjshme dhe jo kushtetuese

Gjyla Halili