AKTUALE

Dehari takon pronarët e “Byrek King” në Zvicër, shqyrtohen mundësitë e investimit në qytetin e Kërçovës

Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari sot ka pritur në një takim frytdhënës dy afarist të suksesshëm, pronarë të “Byrek King” në Zvicër, Fatmirin dhe Bekimin.

Në këtë takim është biseduar për mundësinë e investimit në qytetin e Kërçovës.

“Është gjithmonë kënaqësi të takojmë njerëz të tillë, të cilët nuk e harrojnë vendlindjen dhe kontribuojnë për zhvillimin e saj”- ka shkruar Dehari.

Ja postimi i plotë:

Takim frytdhënës me dy djem të suksesshëm!
Sot pata kënaqësinë të mirëpres në komunë Fatmirin dhe Bekimin, dy shokë, afaristë të suksesshëm në Zvicër dhe pronarë të “Byrek King”. Me ide dhe vizion për të investuar në qytetin tonë!
Është gjithmonë kënaqësi të takojmë njerëz të tillë, të cilët nuk e harrojnë vendlindjen dhe kontribuojnë për zhvillimin e saj.
Faleminderit nga zemra dhe suksese në çdo hap tuajin!

Banner

Related posts

Vrasja e 12 personave natën e Vitit të Ri, “shpërthejnë” protestat në Mal të Zi

Gjyla Halili

Irani sulmon Izraelin, Biden mbledh udhëheqësit e sigurisë kombëtare

Gjyla Halili

Aggeler: Korrupsioni është epidemi në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili