AKTUALE

NAZLIJE ZEQIRJA VEJSELI Mbrojti me sukses titullin Hafize e Kur’anit Fisnik

Sot, 19.03.2025, komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Tetovës i përbërë nga Hfz. Ibrahim Alija, Hfz. Ekrem Hasani dhe Hfz. Eliza Emini, zhvilloi seancën e tretë të provimit të hifzit për kandidaten Nazlije Zeqirja Vejseli dhe me përfundimin e kësaj seance mer titullin Hafize e Kuranit Fisnik.

Hafizja e kreu Hifzin në Qendrën e Hifzit “Mulla Mahmud ef. Asllani” nën udhëheqjen e muhafidhit Abdurahman ef. Asllani. Rrugëtimi i saj në mësimin e Kur’anit përmendsh filloi më 01 Janar 2022 dhe përfundoi më 09 Mars 2025.

Myftinia e Tetovës, me në krye Myftiun Dr.Hfz. Selver Xhemailin, uron hafizen e re për suksesin shembullor, duke lutur All-llahun Fuqiplotë ta ndihmoj në vazhdimin e studimeve islame.

Banner

Related posts

Vëllai i dëshmorit Beqir Sadiku, reagim ndaj press konferencës së eksponentëve të VLEN-it nga Likova

Gjyla Halili

Edhe dy titistë të rinj shqiptarë nga SDSM-ja, kandidatë për deputetë!

Gjyla Halili

Qosja refuzoi të mbahej ceremoni pritjeje, profesor Sinani: Protestë! Mesazh për shqiptarët

Gjyla Halili