AKTUALE

Bujar Osmani: Askush nuk e pyet asgjë VLEN-in në këtë qeveri, ata nuk respektohen sepse nuk kanë legjitimitet

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia tha se shteti nuk mund të udhëhiqet me qeveri monoetnike sepse VLEN u zgjodh si partner koalicioni nga kryeministri Hrisijan Mickoski e jo nga votat e shqiptarëve.

“Nuk mund të udhëhiqet shteti me monoetnizëm, sepse këto metoda I kemi parë në të kaluarën edhe ën Kosovë. Kjo qeveri është incident, jo me patjetër BDI të jetë në qeveri, mirëpo të respektohet legjitimiteti I popullit, ajo parti që ka një votë më shumë, të bëhët pjesë e qeverisë. Nuk ka ofendim më të madh se të jesh i përzgjdhuri i kryeministrit e jo i përzgjedhuri i popullit”, tha Osmani.

Ai shtoi se “Askush nuk e pyet asgjë VLEN-in në këtë qeveri, ata nuk respektohen sepse nuk kanë legjitimitet”, përfundoi Osmani.

Banner

Related posts

Shqipëria ende një nga shtetet me moshë më të re, por që po plaket dy herë më shpejt se Europa

admin

Edhe një javë mundësi për shkollat që të aplikojnë në konkursin e OSBE-së

admin

Mickoski nesër takon krerët e VLEN-it, kryeparlamentarin e mban VMRO

Gjyla Halili