AKTUALE

REISUL ULEMA MERR PJESË NË CEREMONINË E DIPLOMIMIT NË UNIVERSITETIN NDËRKOMBËTAR BALLKANIK

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga drejtori i Medresesë Isa Beu, Dr. Islam Islami, mori pjesë në ceremoninë solemne të diplomimit në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik.

Pjesëmarrja e Reisul Ulemasë në këtë ngjarje të rëndësishme shënon një përkushtim të vazhdueshëm ndaj përkrahjes së dijes, edukimit dhe zhvillimit të brezave të rinj. Prania e tij i dha ceremonisë një dimension të veçantë shpirtëror dhe institucional, duke nënvizuar rëndësinë që ka arsimi për të ardhmen e shoqërisë.

Ishte një ditë frymëzuese, ku u pa qartë se brezi i ri po vjen me ambicie, por edhe me vetëdije të thellë se diploma nuk është një qëllim në vetvete, por një mjet për të ndërtuar të ardhmen – për veten, për shoqërinë dhe për vendin.

Urime të përzemërta për të gjithë të diplomuarit!

Banner

Related posts

Arafat Muaremi kalon në BDI, poston fotografi me Ali Ahmetin

Gjyla Halili

“Këputet bota serbe”, Faton Ahmeti: Lajme të mira nga ShBA-të për rajonin

Gjyla Halili

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

admin