AKTUALE

25-vjetori i rënies së dëshmorëve Bedri Alimi dhe Rametulla Ameti/ Hazbi Lika: Nderimi për ta është detyrim kombëtar

Në Neprosht u mbajt manifestimi kushtuar 25-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve Bedri Alimi dhe Rametulla Ameti, ku morën pjesë familjarë të dëshmorëve, ish-bashkëluftëtarë, përfaqësues institucionalë, qytetarë të shumtë, si dhe ish-komandanti i UÇK-së, Hazbi Lika.

Manifestimi u zhvillua në Parkun e Dëshmorëve, ku fillimisht u bënë homazhe dhe u vendosën kurora me lule në nderim të dy dëshmorëve, të cilët ranë në altarin e lirisë gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Të pranishmit përkujtuan me respekt sakrificën dhe kontributin e tyre, duke vlerësuar se vepra e dëshmorëve mbetet frymëzim për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

Në fjalën e tij, ish-komandanti i UÇK-së, Hazbi Lika, theksoi rëndësinë e përkujtimit të dëshmorëve dhe ruajtjes së kujtesës historike. Ai u shpreh se liria e gëzuar sot është rezultat i sakrificës së atyre që nuk kursyen jetën për idealin kombëtar.

“Dëshmorët janë themeli i lirisë sonë. Ata dhanë gjithçka për një të ardhme më të mirë dhe është detyrim i secilit prej nesh që sakrifica e tyre të mos harrohet kurrë. Brezat që vijnë duhet të edukohen me vlerat për të cilat luftuan dhe u flijuan dëshmorët tanë,” theksoi Lika.

Ai shtoi se përkujtimi i dëshmorëve nuk është vetëm një akt nderimi, por edhe një përgjegjësi për të ruajtur idealet për të cilat ata luftuan, duke theksuar se uniteti dhe kujtesa historike janë vlera që duhet të kultivohen vazhdimisht.

Manifestimi përfundoi me homazhe dhe me mesazhe për respektimin e veprës së dëshmorëve, ndërsa pjesëmarrësit ritheksuan se emrat e Bedri Alimit dhe Rametulla Ametit do të mbeten përgjithmonë pjesë e historisë dhe kujtesës kolektive të popullit shqiptar.

Banner

Related posts

Znam do të kandidojë me lista të veçanta në zgjedhjet lokale

Gjyla Halili

Halili: Persona pa peshë meritokratike janë avancuar në pozita kyçe në Tetovë

Gjyla Halili

Blerim Bexheti: Fitorja historike po ndjehet në çdo vendbanim të Sarajit

Gjyla Halili