AKTUALE

Ali Ahmeti nga Kumanova: UÇK e ruajti këtë vend të bashkuar, pa shqiptarët vendi nuk do të ekzistonte

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sonte takoi qytetarët e Kumanovës.

Ai në fjalimin e tij tha se Ushtria Çlirimtare Kombëtare ruajti Maqedoninë e Bashkuar, ndaj edhe qytetarët maqedonas duhet ta dinë se pa shqiptarët ky shtet nuk do të ekzistonte.

“UÇK e ruajti këtë Maqedoni të bashkuar, ndaj këtë duhet ta dini mirë komuniteti maqedonas, sepse pa ne, Maqedonia nuk do të ekzistonte. Ne lehtë e kishim t’i bashkohemi Shqipërisë ose Kosovës por nuk e bëmë, sepse edhe ne jemi dalëzotës në këtë vend”, tha Ahmeti.

Ai shtoi se nuk është koha që të preken plagët e vjetra të popullin shqiptar, duke aluduar në largimin e balancuesit, gjuhëës shqipe apo badenterit.

Ahmeti tha se vendi duhet të shoh të ardhmen në BE e jo të merret me konflikte të brendshme.

Banner

Related posts

VLEN hap shtabin në Bogovinë të Tetovës

Gjyla Halili

Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Gjyla Halili

BDI DEGA TETOVË: LARGOHET NË MËNYRË KLANDESTINE PROPOZIM-VENDIMI I BDI-SË DHE ASH-SË PËR EMËRTIMIN E RRUGËVE

Gjyla Halili