AKTUALE

Rama: Besueshmëria e programit të PS-së, e dëshmuar në negociatat me BE-në

Banner

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i PS-së theksoi sot se Partia Socialiste, e cila udhëheq vendin prej 12 vitesh, ka një program të qartë dhe të detajuar për qeverisjen e Shqipërisë, edhe në një mandat të katërt.

Në rubrikën “Sy m’sy”, ku kryeministri ka zgjedhur t’u përgjigjet pyetjeve të ndjekësve të tij në rrjetet sociale, Rama tha se procesi i negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian (BE) është një dëshmi e besueshmërisë së programit të PS-së.

Sipas Ramës, nëse BE nuk do të besonte në programin e Partisë Socialiste, nuk do të ishte nisur procesi i negociatave për anëtarësimin.

“Programi ynë është qeverisës, i detajuar. Nuk jemi parti politike që duam të vijmë në qeveri dhe nuk dimë çfarë është qeverisja, nuk kemi qenë në mekanizmin e shtetit ndonjëherë dhe imagjinojmë se si mund të bëhet dhe shtojmë dozat nga dëshira ta bëjmë këtë gjë të duket fushë me lule”, theksoi ai.

Rama foli për progres të vendit gjatë qeverisjes së tij.

“Nëse Shqipëria nuk do të ishte një vend që ka bërë progres, nuk do të ishim ulur në tryezën e negociatave me BE-në. BE nuk negocion me vende që nuk plotësojnë standardet dhe kriteret për anëtarësim. BE është një makineri e tërë, dhe çdo hap që ndërmerr bazohet në hulumtime të detajuara dhe të përgatitura për shumë vite”, përfundoi ai.

Related posts

KSHZ: Më 8 maj votuesi do të mund të hyjë vetëm një herë në vendvotim, nuk do të ketë kthim

Gjyla Halili

Shkolla shqipe “Mëso Shqip” në Staten Island, New York, festoi Festën e Flamurit Kombëtar

Gjyla Halili

SALI BERISHA RRËFEN PËR ZYRËN E PRESIDENCËS NË VITIN 1997

Gjyla Halili