AKTUALE

Nik Gjeloshaj: Kryengritja e Malësisë, gur themeli i rrugës drejt pavarësisë

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike dhe ministër i ekonomisë në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, ka përkujtuar sot 115-vjetorin e Kryengritjes së Malësisë, duke e cilësuar atë si një ndër momentet më të rëndësishme në historinë kombëtare shqiptare.

Në mesazhin e tij, ai theksoi se kjo kryengritje, e cila kulmoi me ngritjen e flamurit kombëtar pas pesë shekujsh robëri, përfaqëson një pikë kthese historike dhe i parapriu shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Gjeloshaj nënvizoi se më 6 prill 1911, nën udhëheqjen e Dedë Gjo Luli, Malësia dëshmoi trimëri, qëndresë dhe sakrificë për liri, duke lënë një trashëgimi të çmuar për brezat që vijnë.

Ai shtoi se kjo ngjarje mbetet një simbol i fortë i përpjekjeve shekullore për liri dhe identitet kombëtar, ndërsa bëri thirrje që kujtimi i kësaj sakrifice të ruhet dhe të përcillet brez pas brezi.

Ja postimi plotë:

Sot përkujtojmë me nderim 115 vjetorin e Kryengritjes së Malësisë, e cila kulmoi me ngritjen e flamurit kombëtar për herë të parë pas pesë shekujsh robëri.

Sipas historiografisë shqiptare, kjo kryengritje i tejkalon kufijtë lokalë, pasi shënon pikë kthese në historinë tonë kombëtare duke i paraprirë pavarësisë së Shqipërisë.

Prandaj, 6 Prilli i vitit 1911, me në krye me Dedë Gjo Lulin, mbetet dëshmi e qëndresës së Malësisë dhe e përpjekjeve të saj shekullore për liri.

Lavdia e tyre brez pas brezi u kujtoftë!

NGJ

Banner

Related posts

Bëhen 26 vjet nga Masakra e Reçakut

Gjyla Halili

Viktoria Dimitrova Jovanova, korrespondente e MIA-s, mori çmimin për storjen më të mirë për fakte dhe dezinformata për mjedisin njerëzor të KEMM-it

Gjyla Halili

Myftiu i Tetovës Dr. Hfz. Selver Xhemaili mori pjesë në manifestimin tradicional ” Mirë se erdhe o Resulallah”

Gjyla Halili