AKTUALE

BDI vazhdon konsolidimin e strukturave, më 20 qershor do të mbahet Kuvendi i Degës në Kërçovë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), ka ftuar anëtarët dhe simpatizantët të marrin pjesë në Kuvendin e Degës së partisë në Kërçovë, i cili do të mbahet më 20 qershor.

Sipas njoftimit, kuvendi do të zhvillohet të shtunën, më 20 qershor 2026, me fillim në ora 19:00, në Pallatin e Kulturës në Kërçovë.

Në këtë aktivitet do të marrë pjesë edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ndërsa organizatorët kanë ftuar anëtarësinë dhe simpatizantët që të jenë pjesë e takimit.

“Prania juaj është dëshmi e besimit dhe përkushtimit të përbashkët”, thuhet në ftesën e Degës së BDI-së në Kërçovë.
Kuvendi pritet të trajtojë zhvillimet politike aktuale dhe aktivitetet e ardhshme të partisë në këtë komunë.

Ja postimi plotë:

Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë,

Ju ftojmë të merrni pjesë në Kuvendin e Degës së BDI-së në Kërçovë, për të vazhduar së bashku rrugën që kemi ndërtuar ndër vite.

📅 E shtunë, 20 Qershor 2026
🕖 Ora 19:00
📍 Pallati i Kulturës, Kërçovë

Në këtë takim do të marrë pjesë edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Prania juaj është dëshmi e besimit dhe përkushtimit të përbashkët.

Mirë se vini!

Banner

Related posts

Mark Gjonaj jep lajmin e madh, aplikoni shfrytëzojeni këtë mundësi

Gjyla Halili

Mickoski: Të mos fshihet, Ali Ahmeti të marrë guximin dhe të shpallë vetë kandidaturën për president

Gjyla Halili

Dimitrievski: Nuk hyj në një Qeveri me BDI-në dhe LSDM-në

Gjyla Halili