AKTUALE

Gjykata Kushtetuese shfuqizon emrat “Iliria”, “Dëshmorët e Kombit”, “Dervish Cara” në Tetovë

“Iliria”, “Dëshmorët e Kombit”, “Dervish Cara”, “Kongresi i Manastirit”… nuk do të jenë më në Tetovë, shkruan gazeta KOHA.

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut e ka shfuqizuar vendimin e vitit 2007 me të cilin sheshi i Tetovës dhe disa rrugë të qytetit morën emra në gjuhën shqipe dhe emra të figurave historike shqiptare. Me këtë vendim, emërtimet e vendosura para gati dy dekadash pushojnë së vlejturi dhe rikthehen emrat e mëparshëm të rrugëve dhe sheshit nga periudha komuniste.

Me këtë vendim sheshi “Iliria” quhet “Marshall Tito”, rruga “Dervish Caara” rikthehet në akronimin e ushtrisë jugosllave JNA, “Mehmet Pashë Deralla” rikethehet në “29 Nëntori” etj.

Vendimi është miratuar me 5 vota “për”, ndërsa dy gjyqtarët shqiptarë dhe ai i turk kanë votuar “kundër”.

Gjykata Kushtetuese e solli sot këtë vendim pas nismës së parashtruar nga Lidhja e Luftëtarëve nga Lufta Nacionalçlirimtare dhe Antifashiste e Maqedonisë 1941-1945, në fillim të këtij viti.

Sipas nismës Këshilli i Komunës së Tetovës i ka ndryshuar emrat pa pëlqimin e Qeverisë, në kundërshtim me Ligjin për caktimin e emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve të tjera infrastrukturore, i cili ishte miratuar në vitin 2004 në Kuvend. Ata kërkuan që kuptimi i rrugëve të jetë vetëm në maqedonisht.

“Në seancën e sotme, Gjykata Kushtetuese vendosi ta pranojë Nismën për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit të Këshillit të Komunës së Tetovës nr. 07-766, të datës 24.04.2007, të cilën e dorëzuam së bashku me Lidhjen e Luftëtarëve të LNÇ-së së Tetovës më 11.02.2025, dhe e shfuqizoi vendimin e paligjshëm”, shkroi Darijan Sotirovski, një nga parashtruesit e kësaj nisme.

Nga viti 2007 e deri më sot, Komuna e Tetovës i ka përdorur emrat e rrugëve të miratuar atë vit, si “Iliria”, “Dëshmorët e Kombit”, “Dervish Cara”, “Kongresi i Manastirit”, ndërsa autoritetet qendrore kanë vazhduar të përdorin emërtimet e përcaktuara në periudhën kur Maqedonia ishte pjesë e sistemit shtetëror socialist të Jugosllavisë.

Ka reaguar Sekretari gjeneral i BDI-së, Arbër Ademi.

“Partia НИШТО po na kthen çdo ditë mbrapa. Çdo ditë një vendim më shumë kundër të arriturave të pasvitit 2001. Sot, Gjykata destabilizuese e Maqedonisë së Veriut anuloi emrat e rrugëve dhe shesheve në Tetovë, të miratuara që në vitin 2007, duke rikthyer emërtimet e vjetra. Ju pengojnë emrat si sheshi ILIRIA, DËSHMORËT E KOMBIT, DERVISH CARA, KONGRESI I MANASTIRIT etj. Pa asnjë bazë të qëndrueshme juridike. Pa asnjë arsye të logjikshme. Thjesht sepse munden”, thuhet në reagimin e Ademit.

E munden, ka vijuar më tej ai, sepse kanë gjetur disa që për një kolltuk shesin gjithçka: historinë, dinjitetin dhe interesin kombëtar. “Kjo është fytyra e vërtetë e pushtetit të sotëm. Le t’i gëzojnë tash përsëri emrat si Marshali Tito, se edhe ashtu poezi i kan kushtuar”. (koha.mk)

Banner

Related posts

Tetovë, për një ditë dënohen 57 vozitës

admin

Nga problemet me artritin te parandalimi i diabetit, ja pse duhet të hani gjatë gjithë verës pjepër

admin

AMBASADOR BLERIM REKA VIZITON VATRËN TË MËRKURËN NË ORËN 2 PM

admin