AKTUALE

Lladrovci: Prania amerikane në Kosovë, është bekim për shtetin tonë

Ramiz Lladrovcit i vije çudi nga ata që e provuan robërinë jugosllave dhe nga disa politikanë për qasjen ndaj aleatit më të madh të Kosovës dhe kombit shqiptar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Prania amerikane në Kosovë, është bekim për shtetin tonë, ka shkruar Ai.

Postimi i Lladrovcit në fb:

Para disa kohesh, kisha një mysafir në shtëpi, zyrtar i lartë i BE-së, dhe foli për vizitat në të gjitha kontinentet dhe foli për mikpritjen në ato shtete. “Ju jeni me fat për praninë amerikane në Kosovë, nuk e dini sa dhjetëra shtete do të ishin të lumtura po ta kishin vetëm një ushtar amerikan me uniformë në shtetin e tyre”, më tha miku im.

Për fat të keq, nuk befasohem për gjeneratën e pas vitit 2000 e cila nuk e përjetoi luftën e nuk kanë ndjenja ndaj Amerikës apo pranisë amerikane këtu, por, më vije çudi nga ata që e provuan robërinë jugosllave dhe nga disa politikanë për qasjen ndaj aleatit më të madh të Kosovës dhe kombit shqiptar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Prania amerikane në Kosovë, është bekim për shtetin tonë, në veçanti për të gjithë neve që punuam dhe luftuam për lirinë e Kosovës, përjetuam që Republika e Kosovës të jetë shtet brenda vlerave euro-atlantike! Amerika është më shumë se shtet, është vet gardiani i lirisë globale.

https://www.facebook.com/share/p/1EKD3Fh9iJ/?mibextid=wwXIfr

Banner

Related posts

INSTITUTI ALBANOLOGJIK I PRISHTINËS, RRUFEPRITËSI GUXIMTAR QË DËBONTE RETË E ZEZA MBI KOSOVË!

admin

Bexheti ndan 23 vendime pune në shkollat fillore të Sarajit

Gjyla Halili

Filloi mbledhja e Këshillit Ekonomik-Social në Qeveri, pritet vendimi për pagën minimale

admin