AKTUALE

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për Shqiptarët (ASh), z. Arben Taravari, dhe ekipeve drejtuese të dy partive.

Në qendër të takimit është bashkërendimi i aktiviteteve dhe angazhimeve të përbashkëta për zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës.

Dy kryetarët po diskutojnë për organizimin e aktiviteteve në terren dhe angazhimin e përbashkët të strukturave të koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) në mbështetje të kandidatit për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji.

Në takim po përcaktohen edhe hapat e mëtejshëm të angazhimit të përbashkët në prag të procesit zgjedhor në Bërvenicë.

Banner

Related posts

Këshilli i SASHK-ut në seancë të jashtëzakonshme vendosi të hënën të protestojë para Ministrisë së Kulturës

Gjyla Halili

REISUL ULEMA PRITI Z.MUSTAFA BODUR DHE Z. OMER JERLI KAJA – ATASHE NË AMBASADËN E TURKYIJES NË SHKUP

admin

Ligji i gjuhëve, Taravari: Po i vuajmë pasojat e papërgjegjshmërisë të ish pushtetit

Gjyla Halili