AKTUALE

LEN-i dhe ASH-ja zyrtarizojnë nesër bashkëpunimin, liderët takohen edhe me Kurtin

Dita e nesërme – e shtuna do të jetë një ditë me aktivitete të ngjeshura të Lidhjes Europiane për Ndryshim dhe të Aleancës për Shqiptarët.

Me fillim prej orës 12:00, është njoftuar nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim mes liderëve të LEN-it, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi dhe nga ana tjetër, liderit të ASH-së, Arben Taravari.

Më pas, në ora 15:00, që të katër liderët opozitarë do të realizojnë homazhe në Reçak, për nder të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Në ora 17:00 do të priten në takim nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili poashtu do të marrë pjesë në koalicionin parazgjedhor, nëpërmjet këshilltarit të tij, Bekim Qokut.

Banner

Related posts

Festim Halili mirëpret studentet e Universitetit të Tetovës: Motivojmë të rinjtë të realizojnë idetë e tyre inovative

admin

Mickoski: Qeveria është stabile dhe e fuqishme! VMRO-ja e përgatitur për fitore të madhe në zgjedhje

Gjyla Halili

Pendarovski: Më 24 prill t’u tregojmë se jemi më të mirë

Gjyla Halili