AKTUALE

BASHKËSIA FETARE ISLAME E RMV-SË PJESËMARRËSE NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE TË MUSLIMANËVE TË SHTETEVE TË EUROPËS LINDORE, KAUKAZIT DHE AZISË QENDRORE

Me ftesë të Kryetarit të Milli Görüş, Dr. Kemal Ergün, në cilësinë e përfaqësuesit të Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, drejtori i Sektorit Fetaro-Arsimor, Mr. Hfz. Fejzulla Sadiki, së bashku me drejtorin për Marrëdhënie me Botën Turke, Dr. Furkan Shaban, morën pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Muslimanëve të Shteteve të Europës Lindore, Kaukazit dhe Azisë Qendrore.

Konferenca, e cila u mbajt më 13 qershor 2026 në Köln të Gjermanisë, mblodhi kryetarë, myftinj dhe përfaqësues të Bashkësive Fetare Islame nga 17 shtete të ndryshme.

Gjatë punimeve të konferencës u prezantuan struktura organizative dhe veprimtaria e bashkësive fetare pjesëmarrëse, ndërsa në fokus të diskutimeve ishin sfidat dhe çështjet aktuale fetare, shoqërore dhe institucionale me të cilat përballen komunitetet myslimane në vendet përkatëse.

Po ashtu, konferenca shërbeu si platformë për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira, si dhe për shqyrtimin e mundësive të reja për bashkëpunim dhe koordinim të ndërsjellë në fusha me interes të përbashkët.

Pjesëmarrja e përfaqësuesve të Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së në këtë konferencë paraqet një kontribut të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve ndërinstitucionale dhe avancimin e bashkëpunimit me Bashkësitë Fetare Islame në rajon dhe më gjerë.

Köln, Gjermani
13 qershor 2026

Banner

Related posts

Mos bini pre e emaileve false në emër të Ministrisë së Brendshme!

admin

Antonovski: Agjencitë informative janë shtylla e krijimit të informacioneve profesionale

Gjyla Halili

Specialja: 20 korriku nuk është data kur shpallet aktgjykimi për Thaçin dhe tjerët, afati është zgjatur deri atëherë

Gjyla Halili