Lajme

Autostrada Bllacë – Shkup dhe Tetovë – Prizren, pjesë e bisedës ndërmjet presidentes së Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Në kuadër të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në Sofje, presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska – Davkovka u takua me homologen nga Republika e Kosovës, Albulena Haxhiu. Në këtë takim u diskutua edhe për dy autostradat që lidhin dy shtetet.

“Një pjesë e bisedës iu kushtua edhe projekteve infrastrukturore që lidhin drejtpërdrejt dy vendet, përfshirë autostradën Bllacë-Shkup dhe projektin e tunelit Tetovë-Prizren, si projekte me rëndësi për lëvizjen e qytetarëve, tregtinë dhe zhvillimin ekonomik”, njoftojnë nga Presidenca e Kosovës.

Haxhiu kërkoi mbështetje të për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe atë drejt NATO-s, ndërkohë u theksua nevoja për stabilitetin rajonal dhe integrimin evropian.

Presidentja Siljanovsks – Davkova e vlerësoi zbatimin e kontrollit kufitar ndërmjet dy shteteve, ndërkohë e përgëzoi Kosovën për realizimin e zgjedhjeve parlamentare me sukses.

Ndryshe, autoritetet e Republikës së Kosovës dhe ato të Maqedonisë së Veriut më 12 prill të vitit 2025-të kanë përuruar vendkalimin e përbashkët kufitar Hani i Elezit-Bllacë. Në këtë ngjarje morëm pjesë të dy kryeministrat, Albin Kurti dhe Hristian Mickoski. Mickoski tha se kjo pikë kufitare e cila deri vonë është parë si pengesë, tashmë do të jetë lehtësim dhe bashkëpunim më i fuqishëm mes dy vendeve. Më 28 maj të vitit 2025-të u përurua pika e dytë e përbashkët kufitare mes Kosovës dhe RMV-së.

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski, më 8 qershor premtoi se punimet e rrugës Shkup – Bllacë do të rifillojnë në muajin qershor ose korrik.

Derisa tenderi për rrugën Tetovë – Prizren në nivel qendror po zvarritet në RMV, në terren ka filluar ndërtimi i rrugës lokale në Malësi të Tetovës, e cila më pas do lidhet me rrugën midis dy shteteve dhe tunelin i cili pritet të ndërtohet.

Banner

Related posts

Mexhiti: Panairi i Librit Shqip në Shkup, ngjarje e rëndësishme kulturore

Admin2

Milloshoski: Opozita po tenton të bllokojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe po mungon në debatin për reformat

Admin2

Stefan Bogoev del nga paraburgimi, por mbetet pa pasaportë, pranohet garancia prej 55.000 eurosh

Admin2