AKTUALE

Arbër Ademi: “Partia NISHТО po na kthen çdo ditë mbrapa”

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të fundit që lidhet me emërtimet e rrugëve dhe shesheve në Tetovë.“Partia NISHТО po na kthen çdo ditë mbrapa. Çdo ditë një vendim më shumë kundër të arriturave të pas vitit 2001,” ka deklaruar Ademi.Ai shton se, sipas tij, gjykata ka shfuqizuar emrat e rrugëve dhe shesheve të miratuara në vitin 2007, duke rikthyer emërtimet e mëparshme.
“Ju pengojnë emrat si sheshi ILIRIA, DËSHMORËT E KOMBIT, DERVISH CARA, KONGRESI I MANASTIRIT etj. Pa asnjë bazë të qëndrueshme juridike. Pa asnjë arsye të logjikshme. Thjesht sepse munden,” ka thënë ai.Ademi ka kritikuar gjithashtu ashpër pushtetin aktual, duke theksuar se vendime të tilla, sipas tij, po dëmtojnë arritjet e periudhës pas vitit 2001 dhe interesin e qytetarëve.Ja postimi plotë:Partia НИШТО po na kthen çdo ditë mbrapa.Çdo ditë një vendim më shumë kundër të arriturave të pasvitit 2001. Sot, Gjykata destabilizuese e Maqedonisë së Veriut anuloi emrat e rrugëve dhe shesheve në Tetovë, të miratuara që në vitin 2007, duke rikthyer emërtimet e vjetra. Ju pengojnë emrat si sheshi ILIRIA, DËSHMORËT E KOMBIT, DERVISH CARA, KONGRESI I MANASTIRIT etj.Pa asnjë bazë të qëndrueshme juridike. Pa asnjë arsye të logjikshme. Thjesht sepse munden.E munden sepse kanë gjetur disa që për një kolltuk shesin gjithçka: historinë, dinjitetin dhe interesin kombëtar.Kjo është fytyra e vërtetë e pushtetit të sotëm. Le t’i gëzojnë tash përsëri emrat si Marshali Tito, se edhe ashtu poezi i kan kushtuar.

Banner

Related posts

Deputetja Rina Ajdari e ftuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan në programin për Liderët e Rinj në Politikë

Gjyla Halili

Taravari i përgjigjet BDI-së: Ende nuk jemi mandatuar, ne nuk mund të realizojmë pa filluar punën ato që ju nuk i bëtë për 22 vjet

Gjyla Halili

Zyrtarisht hapet Zyra e Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Prishtinë

Gjyla Halili