AKTUALE

Ali Ahmeti uron Ditën e Alfabetit Shqiptar: “Gjuha bashkon popullin, përgjegjësia jonë është ta ruajmë dhe ta begatojmë”

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar shqiptarët në vend, rajon dhe mërgatë me rastin e Ditës së Alfabetit dhe përvjetorit të Kongresit të Manastirit informon Tetovasot. Në një postim publik, ai theksoi rëndësinë e gjuhës shqipe si element qëndror i identitetit kombëtar dhe si urë e bashkimit ndër shqiptarë.

“Gjuha ruhet aty ku shkruhet”, u shpreh Ahmeti, duke theksuar se përkujdesi institucional dhe shoqëror për gjuhën është “i rëndësisë më të madhe”.

Ai rikujtoi se gjuha shqipe ruhet dhe zhvillohet përmes punës së përbashkët, duke përmendur ndërtimin e çerdheve, shkollave, universiteteve, institucionet përgjegjëse për zbatimin e gjuhës shqipe, si dhe zbatimin e ligjeve që garantojnë përdorimin e saj në institucionet shtetërore. Ahmeti vuri në dukje rëndësinë e Ligjit për festat, që e shpall 22 nëntorin festë shtetërore, si dhe të ligjit për Çmimet Vjetore, që nderon veprimtarë shqiptarë. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e institucionalizimit të Muzeut të Kongresit të Manastirit.

Në mesazhin e tij, Ahmeti kujtoi se Lidhja e Prizrenit (1878), Kongresi i Manastirit (1908) dhe Dita e Flamurit (1912) janë “tre shtyllat qendrore të kombit shqiptar”, të cilat duhet të ruhen dhe të avancohen më tej.

Në fund, ai uroi të gjithë shqiptarët për Ditën e Alfabetit dhe vlerësoi gjuhën shqipe si “gjuhën tonë të shenjtë”.

Banner

Related posts

Biofarma 1 Maj nga Tetova me produkte 100% bio

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi: Tetova duhet të jetë një komunë inkluzive për të gjithë qytetarët

Gjyla Halili

Gjeloshaj trazon Beogradin: “UÇK-ja dhe Adem Jashari janë në zemrën e çdo shqiptari”, reagon ashpër Vuçiq

Gjyla Halili