AKTUALE

Bajram Rexhepi: Tetova duhet të jetë një komunë inkluzive për të gjithë qytetarët

Kandidati për kryetar komune të Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi, së bashku me bartësin e listës për këshilltarë Asaf Abduramani, realizoi një vizitë në Shoqatën e Personave me Dëgjim të Dëmtuar dhe me Humbje të Pjesshme të Dëgjimit në Tetovë.

Gjatë takimit, Rexhepi dëgjoi nga afër sfidat dhe kërkesat me të cilat përballen qytetarët me dëmtime të dëgjimit, duke theksuar se përfshirja dhe respektimi i çdo qytetari janë thelbësore për ndërtimin e një Tetove më të drejtë dhe më humane.

“Tetova duhet të jetë një komunë inkluzive dhe e hapur për të gjitha kategoritë. Është detyrë e institucioneve që të sigurojnë kushte të barabarta për çdo qytetar, në mënyrë që askush të mos ndihet i lënë mënjanë. Çdo zë duhet të dëgjohet, çdo qytetar duhet të respektohet,” deklaroi Bajram Rexhepi.

Rexhepi theksoi se në programin e tij zhvillimor për Tetovën, përfshirja sociale, barazia në shërbime publike dhe respektimi i të drejtave të njeriut do të kenë prioritet të lartë.

“Bashkë për Tetovën do të ndërtojmë një qytet ku të gjithë ndihen pjesë aktive e komunitetit,” shtoi Rexhepi.

#BashkëPërTetovën ✅
#AleancaKombëtarePërIntegrim #Tetova #BajramRexhepi

Banner

Related posts

Bujar Osmani: Në Çair po lind një lëvizje për ndryshim, po zgjohet një energji për t’i rezistuar shantazhit dhe korrupsionit

Gjyla Halili

Micevski: Kemi dorëzuar kërkesë për debat në Kuvend për ndryshime ligjore dhe forcimin e sigurisë në komunikacion

Gjyla Halili

Spiropali: Askush nuk mund t’i kërkojë një populli të heshtë në gjuhën e vet

Gjyla Halili