AKTUALE

Gjeloshaj trazon Beogradin: “UÇK-ja dhe Adem Jashari janë në zemrën e çdo shqiptari”, reagon ashpër Vuçiq

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, ka deklaruar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe figura e komandantit Adem Jashari zënë një vend të veçantë në zemrën e shqiptarëve.
Gjeloshaj ka shprehur gjithashtu besimin e tij në pafajësinë e ish-drejtuesve të UÇK-së, deklarata këto që kanë shkaktuar reagim nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Gjatë një konference për media, Vuçiq kritikoi deklaratat e zëvendëskryeministrit malazez, duke iu referuar në mënyrë të drejtpërdrejtë qëndrimit të tij ndaj UÇK-së.
Sipas Vuçiqit, qytetarët serbë “u detyruan të dëgjojnë” deklaratat e Gjeloshajt se çdo shqiptar e mban në zemër luftën e UÇK-së.
Vuçiq e cilësoi si problematike deklaratën se lufta e UÇK-së ishte çlirimtare, duke shprehur kundërshtimin e tij ndaj këtij vlerësimi.
Deklaratat e dy zyrtarëve vijnë në një kontekst të ndjeshëm politik dhe historik në rajon, ku interpretimet për luftën e Kosovës dhe rolin e UÇK-së vazhdojnë të jenë temë e debatit politik në Kosovë, Serbi, Mal të Zi dhe më gjerë.

Banner

Related posts

OVL UÇK kujton të rënët nga masakrat në Makoc dhe në Hallaq të Vogël

Gjyla Halili

Toshkovski: Zero kallëzime penale për tragjeditë në Spitalin Modular, Laskarcë dhe Besa Trans, për Koçanin 31 persona janë në paraburgim

Gjyla Halili

Zef Berishaj zgjidhet Kryetar i Shoqatës “Jehona e Malësisë” në Miçigan

Gjyla Halili