AKTUALE

Ali Ahmeti: Tetova sonte foli fuqishëm

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mbajtjen e Kuvendit të Gjashtë Zgjedhor të Degës së Tetovës, e ka cilësuar atë si dëshmi të forcës dhe unitetit të partisë.

“Sonte, Tetova foli fuqishëm”, shkroi Ahmeti, duke theksuar se kuvendi dëshmoi edhe njëherë se BDI mbetet “forca më e organizuar, më e pjekur dhe më e vendosur politike në vend”.

Sipas tij, me konstituimin e të gjitha organeve të degës, Tetova dha një mesazh të qartë për unitetin dhe vazhdimin e rrugës politike të partisë drejt fitoreve të reja.

Ahmeti vuri në pah edhe bashkimin e brezave brenda partisë, duke përmendur energjinë e gjeneratave që ndërtuan BDI-në ndër vite dhe angazhimin e të rinjve që po marrin përgjegjësi në strukturat partiake.

“Ky bashkim gjeneratash është garancia më e madhe për sukseset që na presin”, theksoi Ahmeti.

Në fund të mesazhit të tij, ai deklaroi se Tetova dhe BDI janë gati për sfidat politike që vijnë, duke përmbyllur me mesazhin: “Fitoret e ardhshme po vijnë!”.

Banner

Related posts

Mickoski nga Kavadari: Këto zgjedhje janë shansi i fundit për shpëtim

Gjyla Halili

Pas konferencës së grupit të Taravarit reagon ASH-ja: Sot ishim dëshmitarë edhe të një absurdi të llojit të vetë

Gjyla Halili

Toshkovski: Për dy ditë janë asgjësuar dy grupe të mëdha kriminale

Gjyla Halili