AKTUALE

Sulejmani nga VLEN: BDI keqpërdori edhe festën e 28 Nëntorit për ta tensionuar situatën në vend, vetëm pse ata më nuk janë në pushtet

Driton Sulejmani nga VLEN tha se, BDI ka keqpërdorur festën e 28 Nëntorit për të krijuar tensione në vend që siç thotë Sulejmnai, këtë e kanë bërë vetëm pasi nuk janë në pushtet. Përveç kësaj, Sulejmani tha se BDI po keqpërdor të rinjtë shqiptarë dhe më pas t’i viktimizojë ato.

“Dyfytyrësia e BDI-së nuk ka kufij, ata e kanë keqpërdorur edhe festën e madhe të 28 nëntorit duke tentuar të tensionojnë situatën në vend vetëm e vetëm sepse ata më nuk janë në pushtet. Ajo që është më skandalozja, kjo parti për këto raste u mundua t’i keqpërdor të rinjtë shqiptarë dhe më pas t’i viktimizojë ato. Hetimet preliminare policore po tregojnë se në këto ngjarje është i përfshirë një ish kryetar komune nga radhët e BDI-së. Opinioni për çdo ditë po e sheh fytyrën e vërtetë të BDI-së, ku u dëshmua edhe me demaskimin e rastit të djegies së objektit dhe disa veturave në Kumanovë, ku MPB dhe zyrtarët policor me profesionalizmin më të lartë dhe në kohë rekorde zbardhën këtë rast dhe arrestuan personin e dyshuar i cili doli të jetë përkrahës i tyre”, tha Sulejmani.

Banner

Related posts

Zhaku: Ardhja e Blinkenit për vizitë te Osmani, tregon respektin e SHBA-ve për Osmanin

Gjyla Halili

Zgjedhjet, karvani i KSHZ-së vizitë në 5 komuna të vendit

Gjyla Halili

Arsimi në RMV është në defekt, nxënësit kërkojnë modernizim të sistemit

admin