AKTUALE

Përparim Rama në mbështetje të studentëve shqiptarë në Shkup: Heshtja ndaj diskriminimit është bashkëfajësi

Banner

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur mbështetjen e tij për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se gjuha shqipe është një e drejtë kushtetuese dhe themelore, e panegociueshme për çdo shqiptar.

Në prag të protestës së paralajmëruar më 18 maj para Urës së Gurit në Shkup, Rama ka bërë thirrje për unitet dhe solidaritet qytetar, duke theksuar se mbrojtja e gjuhës është mbrojtje e identitetit dhe e barazisë demokratike.
“Gjuha shqipe nuk është privilegj — është e drejtë kushtetuese dhe themelore e çdo shqiptari në Maqedoninë e Veriut. Heshtja përballë diskriminimit është bashkëfajësi,” thuhet në reagimin e tij.

Ai u ka bërë thirrje shqiptarëve, pa dallim partie apo ideologjie, që të mbështesin studentët në kërkesën e tyre për respektimin dhe zbatimin e të drejtave të garantuara me ligj.

“Sepse aty ku mohohet gjuha, mohohet identiteti. Dhe aty ku mohohet identiteti, rrezikohet vetë barazia. Prishtina është me ju,” përfundon mesazhi i kryetarit Rama.

Ja postimi plotë:

🇦🇱Gjuha shqipe nuk është privilegj është e drejtë kushtetuese dhe themelore e çdo shqiptari në Maqedoninë e Veriut.

Më 18 maj, para Urës së Gurit në Shkup, studentët ngrihen për të mbrojtur dinjitetin, identitetin dhe të drejtën e tyre legjitime. Kjo nuk është vetëm një betejë studentore është një kauzë kombëtare dhe demokratike.

Heshtja përballë diskriminimit është bashkëfajësi. Prandaj, sot është koha që të gjithë shqiptarët, pa dallim partie, ideologjie apo vendbanimi, të qëndrojnë krah studentëve dhe të kërkojnë me një zë: ligji të zbatohet dhe gjuha shqipe të respektohet.

Sepse aty ku mohohet gjuha, mohohet identiteti. Dhe aty ku mohohet identiteti, rrezikohet vetë barazia.

Prishtina është me ju. 🇽🇰 🇦🇱

Related posts

REISUL ULEMA MORI PJESË NË CEREMONINË E AMBASADËS SË TURQISË ME RASTIN E DITËS NACIONALE

Gjyla Halili

Ambasadori Hovenier shtron iftar në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë

Gjyla Halili

Pendarovski: Nëse i ndajmë qytetarët për shkak të përkatësisë etnike, shteti do të kthehet pas dhe nuk do të ketë prosperitet për askënd

Gjyla Halili