AKTUALE

Ilir Shaqiri dhe Kastriot Tusha në mbështetje të studentëve: Gjuha shqipe është identitet kombëtar

Në prag të protestës së paralajmëruar të studentëve shqiptarë të hënën në Shkup, në mbështetje të kërkesës që provimi i Jurisprudencës të mund të jepet edhe në gjuhën shqipe, zërave mbështetës iu janë bashkuar edhe artistët e njohur shqiptarë, Ilir Shaqiri dhe Kastriot Tusha.

Përmes mesazheve të tyre publike, dy artistët kanë vënë theksin te rëndësia e gjuhës shqipe si shtyllë identitare dhe kombëtare e shqiptarëve.

“Gjuha shqipe – identiteti themelor i kombit shqiptar; më e bukur se bukuria, më e dashur se dashuria, më e shenjtë se shenjtëria, më e shtrenjtë se vetë liria”, ka shkruar Ilir Shaqiri, duke dhënë mbështetje të qartë për protestën dhe kërkesat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Ndërkaq, edhe Kastriot Tusha ka reaguar me vargjet e njohura kushtuar gjuhës shqipe: “Gjuha jonë sa e mirë, sa e ëmbël sa e dlirë”, duke iu bashkuar thirrjeve për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtës së përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore.

Banner

Related posts

Bela: Kompanitë e Angjushevit që është në listën e zezë vazhdojnë të marin tendere nga kjo qeveri

Gjyla Halili

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

Gjyla Halili

“Hyzmeqarët e Botës Serbe”, murale në Tetovë një ditë para protestës

Gjyla Halili