Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Fadil Osmanit – Frenkit, ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Përmes një mesazhi ngushëllimi, Ahmeti ka vlerësuar kontributin dhe sakrificën e Osmanit, duke theksuar se ai i përkiste brezit të atdhetarëve që iu përgjigjën thirrjes së atdheut në momentet më të vështira për kombin.
“Fadili ishte pjesë e brezit të atdhetarëve që, në momentet më të vështira për kombin, iu përgjigjën thirrjes së atdheut, duke u rreshtuar në luftën për liri, dinjitet dhe të drejta kombëtare”, thuhet në mesazhin e Ali Ahmetit.
Ai ka theksuar se kontributi dhe sakrifica e Fadil Osmanit në radhët e UÇK-së do të mbeten pjesë e kujtesës dhe historisë së përbashkët.
Në fund, Ahmeti u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, bashkëluftëtarëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën.
“U prehtë në paqe shpirti i tij!”, përfundon mesazhi i Ali Ahmetit.
Ja postimi plotë:
Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Fadil Osmanit – Frenkit, ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Fadili ishte pjesë e brezit të atdhetarëve që, në momentet më të vështira për kombin, iu përgjigjën thirrjes së atdheut, duke u rreshtuar në luftën për liri, dinjitet dhe të drejta kombëtare.
Kontributi dhe sakrifica e tij në radhët e UÇK-së do të mbeten pjesë e kujtesës dhe historisë sonë të përbashkët.
Bashkëluftëtarëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën, u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta.
U prehtë në paqe shpirti i tij!
