Vizitë e veprimtarëve humanitarë nga Kosova
Delegacioni i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, i kryesuar nga z. Jahja Lluka, në përbërje të të cilit ishin edhe Prof. Dr. Parim Kosova dhe Syrja …, dje vizitoi selinë e El Hilalit.
Çdo takim me këta veprimtarë të dëshmuar të kauzës kombëtare sjell ide të reja për organizimin e ngjarjeve që do të kontribuojnë në ndriçimin e vazhdueshëm të eksodit kosovar, si dhe të kontributit të shqiptarëve këtu në strehimin e të dëbuarve.
Gjatë takimit u dakorduam që libri i tyre i dytë, “Bllaca ’99”, në të cilin janë përfshirë edhe rrëfimet e aktivistëve të El Hilalit për veprimtarinë e tyre gjatë golgotës së Bllacës në vitin 1999, me rastin e festave të Nëntorit të promovohet edhe në Maqedoninë e Veriut.
Me mysafirët vizituam edhe Çarshinë e Vjetër të Shkupit, ku patëm privilegjin të dëgjonim rrëfime të shumta historike nga studiuesi i njohur i ngjarjeve të periudhës së Rilindjes Kombëtare, Prof. Dr. Parim Kosova, njëherësh ish-drejtor i Muzeut të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.



