AKTUALE

Bdi: Emërimi i Goran Naumoskit drejtor në Podgorc  të Strugës, provokim i hapur ndaj banorëve shqiptarë

Banner

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër vendimin e Ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, për emërimin e Goran Naumoskit si drejtor të shkollës fillore në Podgorc.

Ky vendim është një provokim i hapur ndaj banorëve shqiptarë të fshatit dhe një përpjekje për të testuar durimin dhe ndjeshmëritë e qytetarëve, duke krijuar tensione artificiale në një komunitet që aq shumë është privuar në të kaluarën.

Emërimi i një personi të njohur për qëndrimet e tij nacionaliste dhe për retorikën e tij përjashtuese është një mesazh i qartë se kjo qeveri nuk e respekton vullnetin e qytetarëve dhe është e gatshme të përdorë arsimin si mjet për kalkulime politike.

Shkollat duhet të jenë hapësira të dijes, zhvillimit dhe barazisë, jo instrumente për të nënçmuar një komunitet dhe për të krijuar ndasi të reja.

Vendimet e këtij lloji janë dëshmi e qartë e një qasjeje që nuk ka për synim përmirësimin e cilësisë së arsimit, por krijimin e krizave të panevojshme.

BDI i bën thirrje Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të tërheqë menjëherë këtë vendim provokues dhe të ndalojë praktikat e imponimeve politike mbi komunitetet që e kanë bërë të qartë refuzimin e tyre.

Shqiptarët nuk do të bien pre e lojërave politike që synojnë të nxisin pakënaqësi dhe tensione.

Kërkojmë një arsim cilësor dhe të drejtë, ku drejtimi i shkollave reflekton vullnetin e qytetarëve dhe jo axhenda të fshehura politike.

Related posts

Rina Ajdari: Misioni ogurzi ka filluar të shkatërrohet

Gjyla Halili

Lladrovci: Kjo ditë, është jeta, historia, mundi e sakrifica e të gjithë qytetarëve përgjatë një shekulli

Gjyla Halili

Një stuhi e madhe ka përfshirë Mekën dhe Medinën, si është gjendja e Umrexhinjve nga Maqedonia?

Gjyla Halili