Lajme

Ali Ahmeti merr pjesë në varrimin e bashkëluftëtarit Sahit Jashari: Lavdi jetës dhe veprës së tij

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mori pjesë në ceremoninë e varrimit të bashkëluftëtarit të tij, Sahit Jashari, duke shprehur dhimbjen dhe respektin për kontributin e tij në luftën për liri.

Në një mesazh ngushëllimi, Ahmeti theksoi se Sahit Jashari i përkiste brezit të burrave që iu përgjigjën thirrjes së atdheut në periudhat më të vështira, duke dhënë një kontribut të çmuar për çlirimin e Kosovës.

“Me pikëllim të thellë mora pjesë në varrimin e bashkëluftëtarit tim, Sahit Jashari. Sahiti i përkiste brezit të burrave që iu përgjigjën thirrjes së lirisë në kohët më të vështira, duke dhënë kontribut të çmuar për çlirimin e Kosovës”, shkroi Ahmeti.

Ai u shprehu ngushëllime të sinqerta familjarëve, bashkëluftëtarëve dhe miqve të të ndjerit, duke nderuar kujtimin dhe veprën e tij.

“Qoftë i përhershëm kujtimi për Sahit Jasharin! I qoftë i lehtë dheu i Kosovës! Lavdi!”, përfundoi Ahmeti në mesazhin e tij.

Banner

Related posts

Shtegtimi Tradicional për në Greçë 2026 – Në Nder të 115-Vjetorit të Kuvendit të Greçës

Admin2

Tensione mes BDI-së dhe Lidhjes Shqiptare, replika të ashpra në Kuvend

Admin2

Dimitrieska-Koçoska: Riblanci është një zgjidhje e mirë dhe për herë të parë sjell rreth 6 miliardë denarë më shumë mjete për shpenzimet kapitale

Admin2