AKTUALE

Aksident fatal në rrugën Manastir-Kërçovë, vdes 25-vjeçarja

Një grua 25 vjeçe ka ndërruar jetë nga aksidenti i djeshëm në rrugën Manastir-Kërçovë, përcjell TV21. Aksidenti ndodhi pasditen e djeshme në vendin e quajtur “Ura e bardhë”, në fshatin Belçe të Demirhisarit.

“Në aksident trafiku është përfshirë automjeti i pasagjerëve “Mercedes” me targa të Demirhisarit i drejtuar nga B.G. (33) nga fshati Belçe i Demirhisarit, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Nga lëndimet e marra në vend ka ndërruar jetë pasagjerja J.G.(25) nga fshati Belçe, ku nga ana e Emergjencave Mjekësore është konstatuar vdekja, ndërsa një pasagjer i mitur është transportuar për në Spitalin e Manastirit, ku janë konstatuar lëndime të rënda”, thonë nga MPB.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti në Akademinë përkujtimore për heroin Fadil Vata

Gjyla Halili

Forumi Shqiptar hap zyrtarisht Akademinë Politike për të rinjtë

Gjyla Halili

KRYETARI I BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV – së, REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI MORI PJESË NË EVENTIN “TOP 100”

Gjyla Halili

Leave a Comment