AKTUALE

Turqia kërkon ndihmë urgjente nga NATO

Turqia i ka dërguar një kërkesë zyrtare NATO-s dhe aleatëve për ndihmë për tërmetin e së hënës që mori qindra jetë njerëzish.

Vendi ka kërkuar ndihmë dhe pajisje mjekësore, njësi të ndryshme të kërkimit dhe shpëtimit, si dhe “spitale fushore të pajisura kundër motit ekstrem me personel teknik për montim”.

Përgjigja po koordinohet nga Qendra Euro-Atlantike e Koordinimit të Reagimit ndaj Fatkeqësive të NATO-s, e cila është e vendosur në selinë e NATO-s në Bruksel.

Theksojmë se të paktën 1,498 njerëz kanë vdekur dhe 8,533 njerëz janë plagosur në Turqi pas tërmetit shkatërrues në kufirin me Sirinë.

Të paktën 2,834 ndërtesa janë dëmtuar dhe autoritetet po punojnë për të siguruar strehim për qytetarët, raporton Abcnews.

Banner

Related posts

Pendarovski nga komuna e Aerodromit: Mickoski kandidon për kryeministër apo kandidat për gjyqtar apo prokuror?

Gjyla Halili

KONTEKSTI HISTORIK I EMËRTIMIT TË UÇK-së (PARA 30 VITESH) DHE ARRITJA DIPLOMATIKE E UÇK-së, DREJT IMPONIMIT TË ÇËSHTJES SË KOSOVËS PËR ZGJIDHJE NË KUADËR TË AGJENDËS NDËRKOMBËTARE

Gjyla Halili

Shaqiri: Aktivistët e të gjitha partive të bashkuar në Strugë, demantuan ata të cilët s’vlenë as të komentohen

Gjyla Halili

Leave a Comment