AKTUALE

Agron Dedivanaj:5 minuta kohë dhe numrin 5,dëshmon ekzitencën tënde

Sekretari i Shoqatës “Jehona e Malësisë”,Agron Dedivanaj,ju ka bërë thirje gjith shqiptarëve në Malësi të votojnë numrin 5,Forumin Shqiptarë.

Siç ka theksuar ai,5 minuta duhen që katër vitet e ardhshme të flejnë rehat.Duke votuar numrin 5,ti zgjedh përfaqësuesin tënd që do të jetë i zgjuar 24 orë, për interesin e qytetarëve të malësisë.

Ja postimi i plotë:

Shqipe, 5 minuta të duhen që katër vitet e ardhshme me e fjet rehat. Sepse, për atë orë, nisu nga shtëpia, shko te vendvotimi, gjeje emrin, voto numrin 5, Voto shqip. Çdo votë, duhet të dalë në shesh, te kutia. Te kutia, ti e dëshmon se jeton në Malësi, jeton në Tuz dhe zgjedh e voton shqip.

Një orë angazhim dhe katër vite, mos bëj gajle për buxhet, as për investime, as për mirëqenien, as për shkolla, e shëndetësi, as për ekonomi e ambient. Të gjitha, me votën tënde për Forumin Shqiptarë,për numrin 5,ti zgjedh përfaqësuesin tënd që do të jetë i zgjuar 24 orë, për interesin e qytetarëve të malësisë.

Ka mjaft dëshmi se nuk pse brengosesh kur do ta japësh votën për numrin 5, shqip, shqiptari do të kujdeset për të gjitha ato punë e angazhime me mandat. Cilido që të jetë vendimi yt, dëshmo se je këtu, në Malësi, shqiptar në shtëpinë tënde, këtu e përgjithmonë!

Banner

Related posts

Grubi: E mësova një thënie të re nga miqtë e Shipkovicës së Tetovës: Tepikin d’ja vërtajtim thanë

Gjyla Halili

Takim i presidentes Siljanovska Davkova me rektorët e universiteteve shtetërore

Gjyla Halili

Arber Ademi i reagon VMRO-së dhe puthadorësve shqiptar: Mjaft me shpifje e sulme të pabaza

admin

Leave a Comment