AKTUALE

Mexhiti: Reformat në gjyqësor, bashkë me partnerët

Banner

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, në lidhje me kërkesën e kryeministrit Hristijan Mickoski për ta shpërndarë Këshillin Gjyqësor dhe atë të Prokurorëve, thekson se reformat në gjyqësor do të bëhen në bashkëpunim me partnerët strategjik.

“E para, edhe faktori ndërkombëtar edhe opinioni, edhe ekspertët kanë konstatuar që në Maqedoni vitet e fundit ka pasur epidemi të korrupsionit. Dhe fatkeqësisht me përjashtime, edhe gjyqësia ka qenë në funksion të kësaj. Prandaj edhe qytetarët kanë humbur besimin dhe vetëm 3% i besojnë gjyqësisë dhe prokurorisë në këtë vend. Pra, bashkë me partnerët tanë në qeveri dhe partnerët strategjik do të gjejmë formën më të mirë për reforma në gjyqësi dhe për ta kthyer shtetin ligjor sepse ajo është shtyllë më e rëndësishme e [do shteti normal, pra ku pretendojmë të jemi pjesë e Unionit Evropian”, deklaroi Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër i parë. /Alsat.mk

Related posts

A Mund Të Konsumojnë Djathë Personat Me Diabet? Çfarë Duhet Të Dini

admin

Lajmi i fundit, arrestohet kryetari aktual dhe dy ish kryetarë të Koçanit!

Gjyla Halili

Vica në këmbë pret fitoren e madhe të 19 tetorit për Bajram Rexhepin

Gjyla Halili