SPORT

Fiorentina “heq” Milanin nga lufta për titull

Fiorentina ka shënuar fitore ndaj Milanit me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 25-të në Serie A.

Vendasit e nisën më mirë ndeshjen, duke rrezikuar dy herë radhazi me Giacomo Bonaventuran, por pa sukses.

Milani në anën tjetër kishte rast me Olivier Giroud, por portieri Pietro Terracciano ishte në vend. Edhe pse me raste, pjesa e parë u mbyll pa gola.

Me të filluar pjesa e dytë, Fiorentina fitoi penallti e cila u kthye në gol nga Nicolas Gonzalez në minutën e 49-të për 1-0.

Kuqezinjtë u kthyen me raste me Giroud dhe Theo Hernandez, por në të dy rastet nuk kishte gol. Milani fitoi penallti në minutën e 79-të, por pasi u rishikua në VAR u anulua. Nuk vonoi shumë dhe u shënua edhe goli i dytë me Jovic që shënoi për 2-0.

Krejt çka bëri Milani ishte një gol me Theo Hernandez në kohën shtesë.

Fiorentina me këtë fitore shkon në kuotën e 31 pikëve në vendin e 12-të, ndërsa Milani ka 47 pikë dhe mban vendin e katërt.

Banner

Related posts

Edhe një tjetër risi pritet të ndodhë në futboll

admin

Ramadani drejt Serie A – Kreu

admin

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Ishujve Faroe – Sylvinho përsëri me rreshtim sulmues

admin

Leave a Comment