Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar ashpër ndaj ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, pas deklaratave të tij lidhur me marshin në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
Ademi, përmes një reagimi publik, ka kritikuar qasjen e ministrit, duke e akuzuar se barazon viktimën me agresorin.
“Dje, mbi 100 mijë shqiptarë në Prishtinë kërkuan drejtësi për çlirimtarët: LIRI! Sot, një palo-ministër i Drejtësisë, që i thotë vetes shqiptar, barazon viktimën me agresorin”, ka shkruar Ademi.
Ai i është drejtuar drejtpërdrejt Shasivarit, duke theksuar se Kosova ende i ka plagët e luftës të hapura.
“Gospodine Shasivari, Kosova i ka plagët ende të hapura. Nuk ka nevojë për leksionet tua, aq më pak kur t’i dikton Karakamisheva, tutorja jote politike”, vijon reagimi i Ademit.
Nënkryetari i BDI-së ka theksuar se, sipas tij, historia e luftës në Kosovë është e qartë.
“Kosova e di kush vrau dhe kush u vra. Kush pushtoi dhe kush luftoi për liri”, ka deklaruar Ademi.
Në reagimin e tij, Ademi e ka akuzuar gjithashtu ministrin Shasivari për standarde të dyfishta, duke pretenduar se ai kritikon marshin në mbështetje të UÇK-së, ndërsa hesht ndaj deklaratave të kolegëve të tij në qeveri.
“Shasivari bërtet kundër marshit të UÇK-së, hesht ndaj kolegëve që i ka në qeveri, të cilët glorifikojnë Mlladiqin”, ka shkruar Ademi.
Në fund, Ademi i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë ministrit të Drejtësisë: “Edhe unë po ia jap një porosi: Jeton, këtë mesazh kthejua autorëve të tij, Serbisë! Turp duhet të kesh!”
Ja postimi plotë:
Dje, mbi 100 mijë shqiptarë në Prishtinë kërkuan drejtësi për çlirimtarët: LIRI!
Sot, një palo-ministër i Drejtësisë, që i thotë vetes shqiptar, barazon viktimën me agresorin.
Gospodine Shasivari, Kosova i ka plagët ende të hapura. Nuk ka nevojë për leksionet tua, aq më pak kur t’i dikton Karakamisheva, tutorja jote politike.
Kosova e di kush vrau dhe kush u vra. Kush pushtoi dhe kush luftoi për liri.
Shasivari bërtet kundër marshit të UÇK-së, hesht ndaj kolegëve që i ka në qeveri, të cilët glorifikojnë Mlladiqin. Edhe unë po ia jap një porosi: Jeton, këtë mesazh kthejua autorëve të tij, Serbisë! Turp duhet të kesh!

