Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka marrë pjesë sonte në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Turqisë në Shkup, me rastin e 104-vjetorit të Ditës së Fitores së Turqisë.
Me këtë rast, Mexhiti ka përcjellë urimet e tij për popullin turk, duke e cilësuar këtë përvjetor si një ditë të rëndësishme kombëtare për Turqinë.
“Urime popullit turk për këtë ditë të rëndësishme kombëtare”, është shprehur Mexhiti.
Në mesazhin e tij, kryetari Mexhiti ka vlerësuar edhe marrëdhëniet mes vendeve, duke theksuar se ato janë ndërtuar mbi bazën e miqësisë dhe respektit të ndërsjellë.
Mexhiti ka shprehur urimin që bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve të vazhdojë të thellohet edhe më tej, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe forcimit të raporteve miqësore.
Pritja në Shkup mblodhi përfaqësues të institucioneve, diplomacisë dhe komunitetit, në shënim të një prej datave më të rëndësishme kombëtare të Republikës së Turqisë.
Ja postimi plotë:
Sonte në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Turqisë në Shkup, me rastin e 104-vjetorit të Ditës së Fitores së Turqisë.
Urime popullit turk për këtë ditë të rëndësishme kombëtare.
Marrëdhëniet mes vendeve tona janë ndërtuar mbi miqësi dhe respekt të ndërsjellë, dhe uroj që ky bashkëpunim të vazhdojë të thellohet edhe më tej.


