AKTUALE

Moment për përgjegjësi, moment për Kosovën: Shoqata Atdhetare Kosova në SHBA mbështet nominimin e Prof. Dr. Bekim Sejdiut për President

Shoqata Atdhetare Kosova në SHBA ka përshëndetur fuqishëm nominimin e Prof. Dr. Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke e cilësuar atë si një mundësi të rëndësishme për tejkalimin e ngërçit institucional dhe forcimin e funksionimit demokratik të institucioneve të vendit.
Sipas Shoqatës Atdhetare Kosova në SHBA, në këtë moment Kosova ka nevojë për një President që qëndron mbi interesat partiake dhe kalkulimet politike, një figurë që përfaqëson integritetin, profesionalizmin, dijen dhe përvojën shtetërore.
Prof. Dr. Bekim Sejdiu është profesor i së drejtës në Universitetin e Prishtinës dhe ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese. Ai ka shërbyer gjithashtu në diplomacinë e Kosovës, duke përfaqësuar Republikën në arenën ndërkombëtare.
Përvoja e tij në fushën e drejtësisë, Kushtetutës, diplomacisë dhe institucioneve shtetërore, sipas Shoqatës, përbën një bazë të fortë për ushtrimin e një prej detyrave më të rëndësishme shtetërore.
“Por sot çështja është më e madhe se një emër. Kosova nuk mund të mbetet peng i një ngërçi politik. Institucionet duhet të funksionojnë, Kuvendi duhet të kryejë përgjegjësitë e tij dhe Republika duhet të ecë përpara”, thuhet në reagimin e Shoqatës Atdhetare Kosova në SHBA.
Shoqata u ka bërë thirrje të gjithë përfaqësuesve të zgjedhur që të vendosin interesin e Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj mbi kalkulimet partiake.
“Ky është momenti për të lënë mënjanë interesat e ngushta politike. Ky është momenti për të treguar përgjegjësi dhe për të bashkuar Kosovën rreth institucioneve të saj”, theksohet më tej.
Sipas Shoqatës Atdhetare Kosova në SHBA, kandidatura e Bekim Sejdiut përfaqëson një mundësi për një figurë institucionale, profesionale dhe unifikuese në krye të Republikës.
Duke kujtuar sakrificat e mëdha të popullit të Kosovës për lirinë, pavarësinë dhe shtetësinë, Shoqata vlerëson se mosmarrëveshjet politike nuk duhet të lejohet të mbajnë institucionet e Republikës të bllokuara.
“Tani është koha për përgjegjësi. Tani është koha për unitet. Tani është koha për Kosovën.”
Shoqata Atdhetare Kosova në SHBA rithekson angazhimin e saj për një Kosovë demokratike, sovrane, të bashkuar dhe me institucione funksionale.
Nrec Mirdita
Kryetar
Shoqata Atdhetare Kosova në SHBA

Banner

Related posts

Pas tensioneve në Veri, Kosova nis lobimin në SHBA

admin

REISUL ULEMA MORI PJESË NË MBLEDHJEN E RREGULLT TË FAKULTETIT TË SHKEMCAVE ISLAME – SHKUP

Gjyla Halili

Drejtori Goce Dimovski realizoi takim me kompaninë MG Precast

Gjyla Halili